Sektoret që ne mbulojmë

Business Power L.L.C ofron shërbime profesionale për një gamë të gjerë industrish, duke mbështetur biznese të madhësive të ndryshme në planifikim financiar, kontabilitet, strategji biznesi dhe zhvillim organizativ. Eksperienca jonë shumëvjeçare na mundëson të ofrojmë zgjidhje të përshtatura sipas nevojave specifike të secilit sektor.

Industria ku ne operojmë

Industria e Prodhimit

Ne bashkëpunojmë me ndërmarrje nga sektorë të ndryshëm, si prodhimi i dritareve dhe dyerve, tekstili dhe veshjet, përpunimi i drurit, materialet ndërtimore dhe fabrikat industriale. Ofrojmë analiza kostesh, optimizim procesesh, plane investimi dhe konsulencë financiare.

Industria e Ndërtimit

Mbështesim kompani në ndërtim, pasuri të paluajtshme (real estate) dhe projekte kapitale, duke ofruar planifikim financiar, dokumentacion bankar dhe analiza fizibiliteti.

Tregtia me Shumicë dhe Pakicë

Ofrojmë strukturim financiar, kontabilitet, analiza çmimesh dhe optimizim stoku. Përvojë në tekstil, pajisje shtëpiake, materiale industriale, dekor, elektronikë dhe më shumë.

Shërbime Profesionale & Biznese të Vogla

Mbështesim agjenci marketingu, studio arkitekture, klinika, biznese bukurie dhe qendra trajnimi, duke ofruar konsulencë tatimore, kontabilitet dhe planifikim financiar.

Organizata Jofitimprurëse (OJQ) & Projekte me Donatorë

Ofrojmë menaxhim financiar, raportim për donatorë, buxhete projektuale, auditime dhe dokumentacion për tenderë dhe grante për OJQ dhe projekte të financuara nga BE, OKB (UN), USAID, GIZ etj.

Start-Up dhe Biznese Inovative

Për start-up-et ofrojmë: plane biznesi, modelim financiar, konsulencë për financim dhe investitorë, si dhe strukturim të sistemit financiar që nga faza e fillimit.